Telegrafi

PSG para afër 50 mijë shikuesve do t’i prezantojë pesë ardhjet e këtij afati kalimtar: Messi, Ramos, Hakimi, Donnarumma dhe Wijnaldum të shtunën në stadium

Leo Messi nuk do të luajë këtë të shtunë në Ligue 1 kundër Strasburgut, pasi ai sapo ka ardhur nga pushimi, por PSG mund t’i paraqesë të gjitha nënshkrimet e reja para tifozëve në këtë ndeshje.

Messi është tashmë në Paris, por do t’i duhen disa ditë për të debutuar me fanellën e PSG-së. Vetë lojtari ka thënë se nuk është gati për këtë fundjavë në ndeshjen e Ligue 1 kundër Strasburgut.

“Sapo u ktheva nga pushimet dhe ndoshta më duhet të bëj një mini-sezon. Do ta diskutoj me stafin e trajnerëve”, ka thënë Leo për ndeshjen e së shtunës.

Ajo që duket e sigurt është prezantimi që PSG po planifikon të bëjë të njëjtën ditë, të shtunën, me të gjitha nënshkrimet e saj, pavarësisht nëse luajnë atë ditë apo jo.

Do të jetë një shfaqje para ndeshjes ku Leo Messi, Sergio Ramos, Achraf Hakimi, Gigi Donnarumma dhe Gio Wijnaldum, pesë blerjet e mëdha të skuadrës do të dalin para shikuesve.

Të gjitha kanë ardhur me kosto zero, përveç Achraf Hakimit që u ble 60 milionë euro.

Ideja, pra, është që para 48,000 spektatorët që do të mbushin “Parc des Princes” të shtunën të shohin lojtarët e rinj.

Në anën tjetër Messi do të stërvit për herë të parë nesër, të enjte ose të premte, gjë që është mbetur të përcaktohet.

Por e sigurt mbetet që Leo do të vizitojë fushën stërvitore në PSG-së gjatë ditës për të përshëndetur shokët e tij të skuadrës.

Për ta parë debutimin e tij, do të na duhet të presim deri më 20 kundër Brest ose, me shumë mundësi, më 29 gusht kundër Reims./Telegrafi/