Paris Saint-Germain pritet të lansojë një ofertë të pa-rezistueshme për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.
De Gea, 28 vjeç, po bllokon momentalisht nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me skuadrën nga Old Trafford.
Marrëveshje e tij e tanishme e sheh atë lojtar të Djajve të Kuq vetëm deri në verën e vitit 2019.
Situata e portierit spanjoll ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij dhe të tentojnë transferimin e tij.
Gjiganti francez, PSG, thuhet se ka gati një ofertë prej 300 mijë funtesh në javë për të fituar garën për De Gean.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, edhe De Gea është i vendosur të bëhet portieri më i paguar në botë duke u bashkuar me PSG-në në verë kur kontrata e tij përfundon me Unitedin.
Reprezentuesi spanjoll mund të vendos të fitojë rreth 15.5 milionë funte në vit me gjigantët francezë apo mbi 60 milionë funte nëse ai do të nënshkruante një marrëveshje katërvjeçare.
Interesim serioz për De Gean ka shfaqur edhe gjiganti italian, Juventusi. /Telegrafi/