Telegrafi

PSG i ofron Barcelonës dhe disa klubeve të mëdha evropiane Neymarin

Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar shërbimet e sulmuesit, Neymar, disa klubeve evropiane dhe në veçanti ish-skuadres së tij, Barcelonës.

Prej disa javësh, e në veçanti javën e fundit, Neymar është në vështirësi te PSG. Qoftë për sa i përket gjendjes fizike, paraqitjeve apo thjesht marrëdhënies me tifozët parisien, asgjë nuk po shkon mirë për brazilianin fantastik.

Sipas mediumit Footmercato, ylli 30-vjeçar brazilian nuk është më i paprekshëm te PSG dhe gjiganti nga Ligue 1 ia ka ofruar shërbimet e tij disa klubeve evropiane javët e fundit, përfshirë Barcelonën.

Mbetet për t’u parë nëse lojtari është i gatshëm për këtë dhe veçanërisht nëse një klub do të dëshirojë të vërë bast të madh për një lojtar që ka qenë vetëm një hije e vetes së tij në muajt e fundit.

PSG teston ujërat për të larguar Neymarin nga Parisi

Sipas informacioneve të mediumit në fjalë, PSG prej disa muajsh po përpiqet të gjejë një rrugëdalje për yllin e saj brazilian.

Barcelona thuhet se është afruar. Duhet thënë se marrëdhëniet në Camp Nou janë ngrohur mes palëve dhe se një rikthim ishte menduar edhe disa muaj më parë, siç kishte bërë të ditur vet braziliani.

“Po, u përpoqa të kthehesha te Barça. Ne provuam gjithçka, por nuk ishte e mundur”, kishte deklaruar Neymar në dokumentarin e tij në Netflix.

Në kontrollin e vështirësive serioze financiare dhe i fiksuar pas idesë për të rekrutuar një numër 9 të kalibrit ndërkombëtar (Haaland, Lewandowski, Salah), klubi katalanas nuk ka planifikuar ende të vihet fortë për Neymar, paga e të cilit është rreth 30 milionë euro neto në vit.

Klube të tjera të mëdha evropiane gjithashtu janë afruar pa u zbuluar emrat e tyre dhe një gjë është e sigurt, PSG është e hapur për një largim të ndershëm për Neymar duke shpresuar të kufizojë dëmin financiarisht. /Telegrafi/