Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend t’i ndahet mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Drejtuesit e klubit parisien janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre për sezonin e rij.
Njëri nga lojtarët që ata kanë etiketuar për ta blerë këtë verë është ylli kroat i Barcelonës, Rakitic.
Mesfushori kroat ka një klauzolë të vlefshme në kontratën e tij me Barcelonën e cila peshon 125 milionë euro.
Megjithatë, PSG nuk është e gatshme të paguaj këtë shifër, por shpreson të arrij një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar.
Sipas gazetës Sport, PSG ka përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh për Rakiticin.
Edhe pse Rakitic nuk po nxiton të largohet nga katalunasit, PSG beson se ata mund ta bindin atë për të nënshkruar një kontratë me ta.
Deri në mbylljen e afatit kalimtar veror kanë mbetur edhe 8 ditë. /Telegrafi/