Site icon Telegrafi

PSG nuk llogarit në shërbimet e Icardit, sulmuesi po shikon opsionet për të ardhmen

Mauro Icardi ka shumë mundi që të largohet nga Ligue 1, pasi PSG duket se nuk llogarit në të.

Gazeta më e madhe sportive franceze ‘L’Equipe’ shkruan me siguri të plotë se për Icardin nuk ka më vend te kampionët e Francës.

Opsionet më të mundshme për ish-sulmuesin e Interit janë klubt e Serie A.

Juventusi dhe Roma e duan lojtarin, por PSG ka oferta edhe nga klubet angleze, që po i shesh si përparësi, pasi nëse lojtari kthehet në Itali brenda dy vitesh, atëherë parisienët duhet t’i paguajnë Interit plot 15 milionë euro.

Kjo pasi Interi i kishte venë një klauzole në kontratën e nënshkruar mes palëve.

Përfaqësuesit e Mauro Icardit kanë nisur të punojnë për të ardhmen e lojtarit, ndërkohë nëse transferohet te Juventus, mund të kemi edhe një shkëmbim me Paulo Dybalan. /Telegrafi/

Exit mobile version