Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, vazhdon të jetë në radarin e Paris Saint Germainit.
Sipas El Mundo Deportivos, kroati është dëshira e madhe e kampionëve francez për këtë afat kalimtar.
Klubi nga Parisi e shikon klauzolën e lojtarit në vlerë 125 euro si të përballueshme.
No hay mejor manera de empezar @LaLiga ➕3️⃣✅
The best way to start @LaLiga ➕3️⃣✅ #ForçaBarça 🔵🔴 pic.twitter.com/cKqQUgBUyQ— Ivan Rakitic (@ivanrakitic) August 18, 2018
Por, nuk do të jetë edhe aq e lehtë pasi Rakitic është një nga lojtarët më të pëlqyer nga trajneri Erneso Valverde.
Edhe pse konkurrenca është e madhe te klubi katalunas, 30-vjeçari në sezonin e fundit ishte lojtari me më së shumti minua në fushë. Kontrata e tij me klubin spanjoll përfundon në vitin 2021.
Në marrëveshje mes klubeve mund të futet edhe mesfushori Adrien Rabiot, por PSG nuk është e vetme në këtë transferim.
Për lojtarin tash e disa kohë ka shfaqur interesim edhe Monaco. /Telegrafi/