Telegrafi

PSG nuk dorëzohet për Coutinhon, i thotë agjentit ta bllokojë transferimin e tij te Barça

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi nuk e ka ulur aspak interesin e tij ndaj mesfushorit me tipare sulmuese të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Ylli brazilian ka qenë një objektiv kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të verës, pasi largimit të Neymarit drejt PSG-së për shifër rekord botëror transferimesh prej 222 milionë euro.

Lexo po ashtu Bartomeu: Liverpooli kërkoi 200 milionë euro për Coutinhon, jam i lumtur që PSG po hetohet

Megjithatë, një transferim nuk ndodhi pasi skuadra angleze nuk pranojë asnjëherën nga ofertat e Blaugranëve në drejtim të tyre.

Coutinho gjithashtu ka qenë i kërkuar edhe nga gjiganti francez, PSG, pasi Neymar ka kërkuar nga presidenti Al-Khelaifi transferimin e shokut të tij nga kombëtarja e Brazilit.

Shoqëria mes Coutinhos dhe Neymarit dihet botërisht!

Sipas mediumit spanjoll Sport, edhe pse Barcelona mbetet e etur dhe pritet të ofrohet përsëri në janar për brazilianin, ata janë të vetëdijshëm për konkurrencën e fortë nga PSG.

Në të vërtetë, Al-Khelaifi ka biseduar tashmë me Kia Joorabchian, agjentin kryesor të Coutinhos, për t’i rezistuar tentimit të janarit nga Barça dhe për të qëndruar me Liverpoolin deri në qershor.

Lexo po ashtu Barcelona tenton edhe në janar për Coutinhon

Pastaj, PSG do të hyjë në një ofertë të fortë për reprezentuesin brazilian, ofertë e cila do të jetë vështirë e refuzuar si nga Liverpooli ashtu edhe nga lojtari.

Al-Khelaifi nuk ka interes të nënshkruajë me Coutinhon në janar pasi ai tashmë veçse ka luajtur në Ligën e Kampionëve me Redsat. /Telegrafi/

Ballina e gazetës SPORT