Barcelona ka bërë ofertë me para dhe ka përfshirë lojtarë në kërkesën për transferimin e Neymarit, mirëpo Paris Saint-Germaini nuk heq dorë nga çmimi i kërkuar.
Kampioni i Ligue 1 dëshiron mbi 222 milionë euro për sulmuesin brazilian dhe nuk është i interesuar për lojtarët që i kanë ofruar katalunasit.
AS ka raportuar të martën se Blaugranët kanë ofruar 40 milionë euro plus Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen për 27-vjeçarin.
Mirëpo, PSG nuk do ta lejojë largimin e Neymarin për më pak se 222 milionë euro, aq sa e kishte blerë në vitin 2017.
Në rast se Barca vazhdon të insistojë për përfshirjen e lojtarëve në marrëveshje, parisienët mund të mendojnë vetëm për ndonjë mbrojtës, pasi tashmë kanë lojtarë të mjaftueshëm në pozitat ku luajnë Coutinho e Dembele (Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel Di Maria e Julian Draxler). /Telegrafi/