PSG ka shpenzuar mbi 400 milionë euro për blerjen e Neymar, Kylian Mbappe dhe Berchiche.
Klubi është i interesuar që të harxhojë edhe 60 milionë euro për ta ofruar Fabinhon.
Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga fundi i afatit kalimtar, plot tetë është numri i lojtarëve që janë në listën e “të padëshiruarve”,.
Në mesin e lojtarëve janë edhe yje si Angel Di Maria, Julian Draxler apo Jaiver Pastore.
Një rast tjetër i veçantë është ai i brazilianit Lucas, të cilin PSG-ja donte ta përfshinte në marrëveshjen e Mbappes, për të ulur shumën prej 180 milionë eurosh të francezit.
Por braziliani nuk e do një kalim në Principatë
Nga i njëjti operacion ishte tërhequr më parë edhe Draxler, i cili mbërriti te parisienët në janar për 40 milionë euro.
Gjermani ka deklaruar se ndihet mirë në Paris, edhe pse agjenti i tij duket se po eksploron mundësitë për ta transferuar në Ligën Premier.
Ndryshe nga këta, Di Maria ka qenë i gatshëm prej javësh për t’u larguar, kjo edhe për shkak se u kontaktua që në qershor nga Barcelona, në momentet e para kur kuptoi dëshirën e Neymar për t’u larguar nga Katalunja.
Ai vlerësohet 50 milionë euro, por që trajneri Emery kërkon ta mbajë me çdo kusht.
Edhe Pastore nuk dëshiron largimin nga klubi dhe përmes rrjeteve sociale është shprehur se ndihet 100% parisien.
Arsyeja tjetër se pse Lucas, Di Marian dhe Pastore nuk duan të largohen është se janë në pritje të fëmijëve.
Grzegorz Krychowiak po ashtu është një emër që pritet të largohet shkaku i hapësirave të vogla.
Deri më tani, Parisi ka mundur të shesë vetëm Matuidin, te Juventusi për 20 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusi, ndërsa pritet të shesë edhe Aurier te Tottenhami për 25 milionë euro plus bonuse. /Telegrafi/