Telegrafi

PSG mund të zëvendësojë Mbappen me Griezmannin

Paris Saint-Germain thuhet se po punon në transferimin e Antoine Griezmannit, nëse Kylian Mbappe kërkon të largohet në këtë verë.

Talenti francez është i joshur nga Real Madridi, që po përgatitet të arrij marrëveshje me klubin francez.

Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, nëse Mbappe kalon te Los Blancos, atëherë ata do të insistojnë në transferimin e Griezmannit.

Lojtari nuk po kalon në momentet edhe aq të mira te Barcelona dhe largimi i tij mund të ndodhë në shumë e 100 milionë eurove.

Mauricio Pochettino e pëlqen shumë lojën e lojtarit dhe është i gatshëm që të lejojë pa shumë tollovi Mbappen të largohet.

Por, në rast se Barcelona nuk e lëshon lojtarin, atëherë PSG mund të fokusohet edhe ndonjë anëtar të Real Madridit. /Telegrafi/