Telegrafi

PSG mund ta sakrifikojë Mbappen shkaku i Fair Play Financiarit, Reali e Man City vëzhgojnë situatën

PSG janë të përgatitur për të humbur shërbimet e Kylian Mbappe në këtë afat të verës dhe Real Madrid e Manchester City janë vënë pas tij.

Sulmuesi i talentuar francez është në huazim në PSG nga AS Monaco me një mundësi blerje përfundimtare për 180 milionë.

Megjithatë, UEFA po i bën presion PSG-së mbi ligjet e Fair Play Financiarit dhe mund të ketë lëvizje befasuese në Parc des Princes.

Lexo po ashtu City po planifikon ofertë të majme drejt PSG-së për Mbappen

Sipas gazetës spanjolle Sport, gjigantët francezë duhet të gjejnë një vendim kundër dënimit dhe janë të përgatitur të sakrifikojnë Mbappen.

Kylian Mbappe (Getty Images)

Real Madridi dhe Manchester City janë dy skuadrat që po mbajnë shënime mbi situatën e PSG-së dhe talentit francez.

Lexo po ashtu Emery: Mbappe donte të nënshkruante me Realin ose Barçën

Këta dy gjigantë evropianë janë të gatshëm të bëjnë ofertat e tyre nëse UEFA vendon ta dënojë PSG-në.

Nga ana e tij, Mbappe e ka bërë të qartë se ai është i lumtur në Paris, por mund të jetë i detyruar të largohet për shkak të shpenzimeve të mëdha parisienëve. /Telegrafi/