Telegrafi

PSG mendon Icardin si pasues të Neymarit

Paris Saint-Germain është në bisedime për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi për të zëvendësuar Neymarin e lidhur me Barcelonën.

Sipas kolumnistit të Tuttomercatoweb, Tancredi Palmeri, Icardi më në fund po hapet për faktin se nuk ka vend në Inter pasi Romelu Lukakut iu dorëzua fanella e tij me numrin 9.

Ai ende nuk është i përgatitur të bashkohet me Romën ose Napolin, ndërsa Interi po refuzon të forcojë rivalët e tyre të drejtpërdrejtë Juventusin.

Lexo po ashtu Lukaku merr numrin nëntë të Icardit, kjo nënkupton largimin e argjentinasit nga Interi

Me kalimin e kohës këtë verë, Maurito duket se është i përgatitur të marrë në konsideratë një mundësi largimi tek një klub i huaj, konkretisht PSG.

Icardi thuhet se po shqyrton mundësinë e kalimit te PSG (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ky do të ishte një bonus i dyfishtë për Nerazzurrët, pasi ata gjithashtu do të bllokonin në mënyrë të efektshme shpresat e Juves për shitjen e Paulo Dybala te kampionët e Ligue 1.

E gjitha varet nga Neymar, i cili sipas mediave spanjolle dhe braziliane është në rrugën e tij për t’u bashkuar me Barcelonën.

Lexo po ashtu Takimi Barca-PSG për Neymarin në Paris përfundon pa asnjë marrëveshje

Çmimi i kërkuar është 220 milionë euro dhe ai mund të arrihet duke përfshirë para të gatshme plus Philippe Coutinhon dhe një lojtar tjetër, si Ivan Rakitic.

Këto para do të investoheshin për yllin më të madh të Interit, Icardin, i cili vlerësohet 70-80 milionë euro. /Telegrafi/