Telegrafi

PSG kompleton transferimin e Dembele – zbulohen detajet

Fabrizio Romano e ka quajtur si të kryer transferimin e Ousmane Dembeles te Paris Saint-Germain.

Eksperti i transferimeve ka dhënë detaje rreth transferimin të francezit te kampioni i Ligue 1.

Sipas tij, lojtari tashmë gjendet në Paris për t’i kompletuar testet mjekësore, derisa do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028.

Lexo po ashtu Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen

Në këtë transferim u aktivizua një klauzolë private, që besohet të jetë në shumën e 50 milionë eurove.

Romano shton më tej se Barcelona do të fitojë 50 për qind të shumës, që i bije në 25 milionë euro.

Transferimi i radhës i PSG-së sipas gazetari italian do të jetë Gonzalo Ramos nga Benfica. /Telegrafi/