Paris Saint-Germain është gati të shpenzojë përsëri shifra të mëdha parash edhe gjatë afatit të ardhshëm kalimtar të verës.
Gjiganti francez ka shpenzuar në verën e fundit që shifër prej 222 milionë eurosh për të transferuar Neymarin nga Barcelona dhe një shifër tjetër prej 180 milionësh për transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco.
Megjithatë, as këto shpenzime astronomike nuk e kanë ndihmuar klubin parisien që të ketë sukses në Ligën e Kampionëve, pasi janë eliminuar në fazën e parë të eliminimit direkt nga Real Madridi.
Kjo ka bërë që drejtuesit sheikë të PSG-së të bëhen gati për shpenzime enorme edhe gjatë verës së 2018, ku pozita e parë është ajo e trajnerit.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, parisienët po mendojnë argjentinasin e Aletico Madridit, Diego Simeonen, si zëvendësues të Unai Emeryt që pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.
PSG gjithashtu ka gati edhe 300 milionë dhe me këtë mendon t’i bëj tri transferime, ku i pari mendohet të jetë portieri slloven, Jan Oblak.
Francezët gjithashtu po planifikojnë të përforcojnë fazën e mbrojtjes, ku prioriteti kryesor mendohet të jetë mbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti.
Emri i fundit që dëshirohet nga skuadra e madhe nga Ligue 1 është ylli spanjoll i Real Madridit, Isco Alarcon, i cili nuk po kalon kohë të lumtura te Mbretërit. /Telegrafi/