Klubi francez, Paris Saint-Germain ka besim të plotë se do të gjejnë mënyrën për të arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Lionel Messin, pas largimit të tij nga Barcelona.
Gjatë mbrëmjes së enjte, Barcelona konfirmoi se ylli argjentinas nuk do të vazhdoj me të, pasi kushtet ekonomike të klubit nuk e lejojnë një gjë të tillë.
Largimi i Messit si lojtar i lirë ka bërë që disa klube të njohura evropiane të alarmohen, ku njëra nga to padyshim se është PSG-ja.
PSG thuhet se tani po “përparon” në negociatat e drejtpërdrejta për të nënshkruar me Messin.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, PSG ka besim se do të gjejë së shpejti ‘strukturën e duhur të marrëveshjes’ për të nënshkruar me Messin, pasi filluan dje bisedimet.
Paris Saint-Germain are confident to find the right ‘deal structure’ soon to sign Leo Messi after opening direct talks since yesterday. PSG are already working on Leo’s potential contract. 🇦🇷🚨 #Messi
Been told confidence is growing also in PSG dressing room – Neymar is pushing.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 6, 2021
Italiani shtoi se klubi francez tashmë është duke punuar në kontratën e mundshme të gjashtë herë fituesit argjentinas.
Besimi po rritet edhe në dhomën e zhveshjes së PSG-së, pasi ylli i tyre Neymar po shtyn drejt marrëveshjes.
Manchester City është ende i qetë, ndërsa trajneri Pep Guardiola e mohoi momentalisht një transferim të mundshëm të Messit. /Telegrafi/