Telegrafi

PSG i jep ultimatum disa orësh Barcelonës, përndryshe Neymar do të kalojë te Reali

Neymar (Foto: AS.com)

Paris Saint-Germain thuhet se i ka thënë afat të shkurtër Barcelonës për të bërë një ofertë të kënaqshme për transferimin e Neymarit.

Barcelona po përballet me humbjen e një marrëveshje për yllin e dëshpëruar të PSG-së.

Sipas mediumit katalunas RAC1, PSG i ka dhënë Barcelonës një afat deri në mesditën e sotme për të bërë një ofertë përfundimtare për kapitenin e Brazilit.

Lexo po ashtu Barcelona përgatit ofertë të re për Neymarin

Barcelona ka kërkuar një zgjatje prej dy orësh për të përpiluar edhe më mirë ofertën.

Propozimi pritet të përfshijë Ousmane Dembelen – një lojtar që ka punuar më parë me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel në Borussia Dortmund.

Nëse oferta e Barçës nuk do të sot, PSG do të drejtohet menjëherë te Real Madridi për të mbyllur shitjen e Neymarit.

Pas Real Madridit, Juventusi mendohet të jetë i treti në listën e garuesve. /Telegrafi/