Paris Saint-Germain thuhet se i ka thënë afat të shkurtër Barcelonës për të bërë një ofertë të kënaqshme për transferimin e Neymarit.
Barcelona po përballet me humbjen e një marrëveshje për yllin e dëshpëruar të PSG-së.
Sipas mediumit katalunas RAC1, PSG i ka dhënë Barcelonës një afat deri në mesditën e sotme për të bërë një ofertë përfundimtare për kapitenin e Brazilit.
Barcelona ka kërkuar një zgjatje prej dy orësh për të përpiluar edhe më mirë ofertën.
Propozimi pritet të përfshijë Ousmane Dembelen – një lojtar që ka punuar më parë me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel në Borussia Dortmund.
PSG to turn to Real Madrid if no Barça Neymar deal today – RAC1https://t.co/J4ZtiXQBrN
— AS USA (@English_AS) August 23, 2019
Nëse oferta e Barçës nuk do të sot, PSG do të drejtohet menjëherë te Real Madridi për të mbyllur shitjen e Neymarit.
Pas Real Madridit, Juventusi mendohet të jetë i treti në listën e garuesve. /Telegrafi/