Paris Saint-Germaini dhe Barcelona raportohet se po planifikojnë të bëjnë një ofertë befasuese për ta transferuar njërin prej lojtarëve kryesor të Liverpoolit, pas ‘mosmarrëveshjeve’ të tij me klubin.
Është e ditur për publikun tashmë se Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk, tre prej lojtarëve më të rëndësishëm të Liverpoolit, do t’iu skadojë kontrata në fund të sezonit.
Salah mori vendimin e diskutueshëm për të folur para gazetarëve dhe për të shpjeguar se nuk ka marrë ende një ofertë nga klubi, teksa Alexander-Arnold po vazhdon të lidhet me një kalim tek Real Madridi.
Por në një kthesë të papritur, tashmë është zbuluar se një tjetër lojtar i rëndësishëm i Liverpoolit mund të largohet pasi negociatat për rinovimin e kontratës nuk po shkojnë siç duhet.
Sipas një raportimi nga Antena 2, ‘Të Kuqtë’ kanë qenë në diskutime të kontratës me sulmuesin Luis Diaz madje i kanë bërë një ofertë atij.
Sidoqoftë, është thënë se ai propozim nuk i ka plotësuar kërkesat që kishte kolumbiani i cili ka 9 gola dhe 2 asistime në 18 ndeshje për Liverpoolin deri më tani këtë sezon.
Kontrata e Diazit skadon në vitin 2027, por bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes nuk kanë avancuar ashtu siç ishte pritur dhe ka pasur disa ‘mosmarrëveshje’.
Që të dyja PSG-ja dhe Barcelona, e kanë ndjekur Diazin tash e sa kohë dhe thuhet se po përcjellin me kujdes situatën e tij./Telegrafi/