Paris Saint-Germain vazhdon të bëjë presion për Alex Sandron, por koha po mbaron për të bindur Juventusin për shitjen e tij.
Mbrojtësi brazilian ishte i lidhur fort me Chelsean verën e kaluar, por përfundimisht vendosi të qëndrojë në Torino.
Duket se ai ka dyshime për të ardhmen e tij, pasi ai ende nuk ka vendosur për të nënshkruar një kontratë të re me Bianconerët.
Sipas faqes së internetit calciomercato.com, PSG dëshiron ta sjellë atë me çdo kusht në kampionatin francez, Ligue 1.
Juventusi thuhet se nuk dëshiron të shesë atë, sidomos për çmimin e ofruar prej 50 milionë eurosh nga francezët.
Kampionët italianë janë ende duke u përpjekur të bindin Sandron për të qëndruar, dhe vetëm pak javë para fillimit të sezonit të ri nuk janë të interesuar për një shitje.
Si lojtari ashtu edhe klubi janë duke pritur për një ofertë zyrtare nga PSG, e cila thuhet se do të duhet të mbërrijë në javët e ardhshme.
Juve nuk duan të jenë të kapur mat dhe janë duke vlerësuar mundësitë e tjera për të anën e majtë, ku më i përfoluri është ylli i Real Madridit, Marcelo, ndërsa Manchester United vazhdon të kërkojë 20 milionë euro për Matteo Darmian. /Telegrafi/