Sipas asaj që shkruan Sport, PSG ka vendosur ta largojë Neymarin, nëse i duhet edhe në huazim.
Neymar mbetet ende në treg, por duke marr parasysh raportet mes PSG-së dhe Barcelonës, vetëm këtyre të fundit nuk i është ofruar.
Tashmë klubeve si Manchester United, Juventus dhe Real Madrid.
Sipas Sport, Neymar i është ofruar Manchester Unitedit si huazim, por që klubi ka refuzuar.
PSG ka kërkuar 20 milionë euro për huazim dhe pagesën e tij për 12 muaj, gjë që është refuzuar.
Florentino Perez është fans i madh i Neymarit, por duke se Zinedine Zidane, nuk e pëlqen, lojtari dhe ende beson te Paul Pogba.
Juventusi është një klub tjetër që i është ofruar lojtari dhe po vazhdojnë ta mendojnë blerjen e tij.
Por duket se braziliani nuk është i prirur për të kaluar në Torino.
Në fund mbetet vetëm pista e tij e preferuar, ajo e Barcelonës, që me gjasë PSG duhet të pajtohet. /Telegrafi/