Site icon Telegrafi

PSG heq dorë nga transferimi i Icardit

Paris Saint-Germain thuhet se ka përfunduar kontaktin e tyre me Interin lidhur me Mauro Icardi, i cili dyshohet se njoftoi synimet e tij për një rikthim në Itali.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, agjentja dhe gruaja e Icardit, Wanda Nara, ka biseduar me drejtorin e PSG-së, Leonardo dhe njoftoi vendimin e argjentinasit.

Raporti pretendon se PSG i ka dhënë fund kontaktit me Interin lidhur me një marrëveshje të mundshme për sulmuesin, i cili ka kontribuar me 20 gola në 31 ndeshje këtë sezon.

Lexo po ashtu Juventusi ka tri plane të ndryshme për të arritur te Mauro Icardi në këtë verë

Një e ardhme te Nerazzurrët duket e vështirë për ish-kapitenin, i cili u largua nga klubi me kushte të këqija pas një sezoni të trazuar 2018-19.

Mbappe, Icardi dhe Neymar kanë krijuar një treshe të frikshme

Sulmuesi 27-vjeçar është lidhur javëve të fundit me dy klube tjera italiane, Juventusin dhe Napolin.

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka zbuluar se argjentinasi është larg financave të tyre dhe kjo mund ta lërë atë vetëm me një mundësi në Itali, transferimin te Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version