Telegrafi

PSG gjen zëvendësuesin e Mbappes nëse francezi vendos t’i bashkohet Real Madridit

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë e paqartë me sulmuesin francez që është në fund të kontratës me PSG-në.

Sulmuesi francez ka edhe gjashtë javë kontratë me parisienët dhe po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, por që ai ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj bashkëpunimin me francezët apo do t’i bashkohet madrilenëve.

Megjithatë parisienët janë duke menduar edhe për zëvendësuesin e Mbappes, gjithmonë nëse francezi nuk vazhdon të mbetet në Parc de Princes.

Reprezentuesi uruguaian, Darwin Nunez ka shkëlqyer këtë edicion për Benficën dhe është dëshira kryesore e PSG-së nëse Mbappe vendos të largohet në drejtim të Real Madridit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Mediumi portugez O Jogo ka raportuar se drejtuesit e PSG-së kanë pasur biseda me ata të Benficas për sulmuesin e rrezikshëm.

Parisienët janë tëgatshëm të ofrojnë 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit që ka shënuar 34 gola e ka asistuar në katër të tjerë në 41 ndeshje zyrtare.

Megjithatë nuk do të jetë e lehtë ta transferojnë 22-vjeçarin i cili pëlqehet edhe nga Liverpool, Bayern Munich, Milan e Barcelona. /Telegrafi/