Site icon Telegrafi

PSG gjen alternativën nëse nuk arrijnë transferimin e Skriniar

Milan Skriniar vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Paris Saint Germain për repartin defensivë.

Qendërmbrojtësi sllovak ishte shënjestër e parisienëve edhe në verë, por Interi refuzoi disa oferta duke mos e lejuar largimin e yllit të ekipit.

Gjithsesi PSG po pret qëSkriniar të mos e vazhdoj kontratën me Interin dhe ta marrë si transferim të lirë në verën e vitit 2023.

Por në rast se sllovaku zgjedh të qëndroj te Interi ose pranon ndonjë ofertë tjetër, parisienët kanë një plan b për ta përforcuar mbrojtjen.

Talenti francez i Milanit, Pierre Kalulu është në listën e dëshirave të kampionëve të Ligue 1 nëse nuk arrihet Skriniar.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier e pëlqen shumë Kalulun i cili mund të luaj në të gjitha pozitat e mbrojtjes dhe ai mund të jetë përforcimi i ardhshëm i kryeqytetasve francez.

22-vjeçari ka shfaqur formë fantastike prej se është transferuar te Milan, derisa vlera e tij po rritet çdo ditë e më shumë.

Kalulu ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2025, derisa PSG mund tëo frojë deri në 50 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version