Paris Saint-Germain thuhet se po ëndërron të bashkojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në Parc des Princes.
Klubi francez konfirmoi nënshkrimin e legjendës së Barcelonës, Messi, në fillim të kësaj jave, duke nënshkruar me argjentinasin falas.
Lëvizja përfundon një sulm të frikshëm për parisienët, me Messin, Neymar dhe Kylian Mbappe tani në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.
Por, mund të ketë ndryshime në vazhdim, me Mbappen që i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij aktuale.
Sipas mediumit Diario AS, sulmuesi francez ka qenë prej kohësh një objektiv i Real Madridit dhe ai mund të bashkohet me Los Blancos si transferim falas verën e ardhshme.
PSG 2022: Kylian Mbappé out, Cristiano Ronaldo in.https://t.co/VbXnAUlo3k
— AS USA (@English_AS) August 12, 2021
Nëse kjo ndodh më herët, PSG mund t’i drejtohet superyllit portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo, për të mbushur zbrazëtinë.
Me Ronaldon jashtë kontratës me Juventusin sezonin e ardhshëm, thuhet se PSG po ëndërron të lidhë dy lojtarët më të mirë në botë dekadën e fundit.
Gjithashtu pretendohet se Ronaldo mund të jetë gati për këtë lëvizje, pasi 36-vjeçari e sheh Parisin si një destinacion të shkëlqyer për të kaluar dy vjet pasi të largohet nga Juventusi.
Sigurisht, kjo është vetëm një thashetheme, por Messi dhe Ronaldo në një ekip? Kjo do të ishte një dimension krejt ndryshe. /Telegrafi/