Telegrafi

PSG e refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Neymar, kërkon 100 milionë euro dhe dy lojtarë

Neymar . (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

Gjiganti francez i Ligue 1, Paris Saint Germain (PSG) thuhet se ka kërkuar 100 milionë euro, plus dy lojtarë nga klubi spanjoll Barcelona për sulmuesin Neymar, shkruan Mundo Deportivo.

Braziliani kërkon largimin nga Paris që ishte blerë për rekord botëror nga gjigantët katalunas në vitin 2017.

Sidoqoftë, gjigantët e La Ligës janë në vështirësi për të financuar marrëveshjen e rikthimit të 27-vjeçarin në klub, posaçërisht pas blerjes së Antoine Griezmann nga Atletico Madrid për 120 milionë euro dhe atë të Frenkie de Jong nga Ajax për 75 milionë euro.

Neymar . (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

PSG e ka refuzuar ofertën e parë të Barçës për Neymarin e cila besohej se ishte një ofertë për huazim, për një vit me detyrim blerje.

Por, sipas raportimeve të fundit, besohet se klubi francez ka kërkuar 100 milionë euro, së bashku me Ousmane Dembelen dhe Nelson Semedon.

Semedo dhe Dembele te Barcelona

Mbetet të shihet se a do të pranohet kjo marrëveshje, pasi Barcelona momentalisht nuk ka para për ta financuar këtë blerje. /Telegrafi/