Site icon Telegrafi

PSG e do Kvaratskhelian, ka gati ofertën lojtar plus para

Paris Saint-Germain thuhet se është rikthyer në bisedime me Napolin për Kvicha Kvaratskhelia dhe gjigantët e Ligue 1 janë të hapur për të diskutuar një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para.

Gjigantët e Ligue 1, PSG kanë rifilluar interesin për yllin e Napolit, Kvaratskhelia, dhe sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit Fabrizio Romano, ata kanë bërë një qasje të fortë për të nënshkruar me yllin e Gjeorgjisë në afatin kalimtar të dimrit.

Sipas Romanos, PSG dhe Napoli janë në ‘kontakt të drejtpërdrejtë’, me klubin francez, i cili është i hapur për të përfshirë mbrojtësin Milan Skriniar në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve plus para.

 

Kvaratskhelia dhe Napoli kanë diskutuar për një zgjatje të kontratës për disa muaj, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Gjeorgjiani ende fiton 1.5 milionë euro në sezon në Stadio Diego Maradona dhe propozimet e fundit të klubit nuk i kanë bindur përfaqësuesit e tij.

Napoli ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri në janar për të zëvendësuar të dëmtuarin Alessandro Buongiorno, i cili do të qëndrojë jashtë fushës edhe për disa javë. Për këtë arsye, PSG po mendon të përfshijë Skriniar në marrëveshje.

PSG ishte në bisedime për Kvaratskhelia verën e kaluar, por Conte bllokoi largimin e sulmuesit anësor. /Telegrafi/

Exit mobile version