Telegrafi

PSG e gatshme të paguajë mbi 100 milionë euro për Darwin Nunez, ai prite të jetë pasardhës i Kylian Mbappes

Paris Saint-Germain tashmë po përgatitet për larimin e Kylian Mbappe në fund të sezonit.

PSG ka qenë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm dhe sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez ka tërhequr interesin e drejtorëve të klubit.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili shënoi gjashtë herë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, është golashënuesi më i mirë kampionat portugez me 26 gola.

Paraqitje e Nunez gjatë dy viteve të fundit ka nxitur klubet më të mëdha evropiane si Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United dhe PSG që të vihen pas tij.

Lexo po ashtu Shfaqet lista e dëshirave dhe buxheti i transferimeve të Ten Hag te Man Utd, 12 lojtarë do të largohen

Edhe pse klauzola e tij e blerjes është vendosur në 150 milionë euro, MARCA ka mësuar se klubi portugez do të ishte i gatshëm të ulë kërkesat.

Megjithatë, Benfica nuk do ta lërë të lirë nën çmimin që do të vendosin, ku pritet të jetë mbi 100 milionë euro, pasi e dinë se sulmuesi i tyre është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Ndërkohë, paratë nuk do të ishin problem për PSG-në./Telegrafi/