Site icon Telegrafi

PSG e gatshme ta lë të lirë Aurier, Barcelona dhe Milan pas tij

Mbrojtësi afrikan, Serge Aurier nuk është duke u preferuar si titullar tek kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Pasi ka humbur vendin e titullarit, Aurier ka thënë haptazi se dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez.

Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, edhe kampionët aktual të Francës janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin problematik.

PSG është bindur ta lë të lirë reprezentuesin e Bregut të Fildishtë dhe tani po pret oferta për të.

Barcelona dhe Milan janë dy skuadrat e interesuara për transferimin e mbrojtësit të djathtë.

Skuadra e trajnerit spanjoll Unay Emery, kërkon së paku 17 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Aurier iu bashkua PSG-së në vitin 2014 nga skuadra franceze Toulouse dhe ka kontratë me parisienët deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version