Telegrafi

PSG e di se Kylian Mbappe ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin si lojtar i lirë në verën e vitit 2024

Drejtuesit e Paris Saint-Germain besojnë se Kylian Mbappe tashmë ka rënë dakord t’i bashkohet Real Madridit si transferim i lirë verën e ardhshme.

Mbappes iu dërgua një letër nga PSG të hënën duke ia bërë të qartë se ai do të shitet këtë verë nëse nuk pranon të vazhdojë kontratën e tij para fundit të këtij muaji.

Nëse ai nuk e zgjat kontratën, PSG do ta shesë atë sa më shpejt që të jetë e mundur te klubi që ofron më shumë – dhe francezëve nuk u intereson se ku shkon, shkruan Sky Sports.

Nuk do të ketë emocione dhe çdo transferim i mundshëm do të ishte thjesht transaksional mes klubit dhe lojtarit.

Në të kaluarën është menduar se PSG do të preferonte të mos bënte biznes me Real Madridin, por nëse Mbappe nuk e zgjat kontratën, ata do t’ia shesin atë kujtdo që ka mundësi ta blejë.

Lexo po ashtu Katër skenarët e mundshëm të Kylian Mbappe: Dhe të gjithë janë të besueshëm

Çmimi i kërkuar është mes 170 deri në 200 milionë euro, pasi nuk dëshirojnë ta lënë të largohet falas në Real Madridi vitin e ardhshëm.

Në letrën e së hënës, PSG i tha Mbappes vendimi i tij për të mos zgjatur kontratën i ka shkaktuar klubit dëm të madh.

Lexo po ashtu Mbappe 'godet' klubin francez, teksa flet për të ardhmen, PSG-në dhe ambicien për Topin e Artë

Situata mes palëve është acaruar edhe më shumë pas intervistës së lojtarit dhënë së fundit, ku thoshte se qëndrimi te PSG nuk i sjell trofe të mëdhenj. /Telegrafi/