Munir El Haddadi mund të huazohet nga Barcelona për të bërë më shumë përvojë.
Barcelona nuk dyshon në aftësitë e sulmuesit, por duke parë repartin e avancuar te kjo skuadër, hapësirat për Munir do të jenë të pakta.
Dy klube tashmë kanë trokitur në derën e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll.
Bëhet fjalë për PSG-në dhe Schalken, por ende nuk ka oferta konkrete nga këto skuadra.
Barcelona është në kërkim të Paco Alcacer nga Valencia. /Telegrafi/