Marko Arnautovic mund të lë Ligën Premier dhe Stoke Cityn për tu transferuar në një kampionat tjetër, ku skuadra të mëdha e kërkojnë.
Sipas The Sun, skuadrat e mëdha evropiane, PSG dhe AC Milan po mbajnë shënime për anësorin e Stoke City, Marko Arnautovic.
Raporti përmend se 28-vjeçari mund të nënshkruajë largimin e tij nga Liga Premier këtë verë, pasi të dy klubet po marrin parasysh oferta prej 15 milionë funte për shërbimet e tij.
Reprezentuesi austriak ka një marrëveshje që vazhdon deri në vitin 2020 me “Potters” dhe pritet që skuadra angleze të ngurrojnë të bëjë një marrëveshje për një nga lojtarët e tyre kryesorë.
Megjithatë, interesat nga dy klubet e mëdha evropiane mund të kthejnë kokën e Arnautovicit dhe përfundimisht të detyrojnë Stoke Cityn të hyj në pazare në tregun e transferimeve. /Telegrafi/