Telegrafi

PSG dhe Juventusi në bisedime për shkëmbim, Icardi dhe Dybala në tavolinë

Juventusi thuhet se ka kontaktuar Paris Saint-Germainin në lidhje me një marrëveshje të mundshme shkëmbimi ku përfshihen Mauro Icardi dhe Paulo Dybala.

La Stampa shkruan se Juventusi do të takohet me Wanda Naran dhe tashmë ka kontaktuar PSG-në për një marrëveshje shkëmbimi midis dy argjentinasve.

Kontrata e Dybala skadon në qershor 2022 dhe Juventusit i duhen ose të holla ose të rinovojë kontratën e tij për të shmangur largimin e 27-vjeçarit falas vitin e ardhshëm.

La Gazzetta dello Sport në anën tjetër shkruan se goli ndaj Napolit nuk është i mjaftueshëm për të rregulluar marrëdhëniet midis klubit dhe lojtarit.

Raporti nxitë spekulimet mbi një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, duke thënë se Bianconerët po shikojnë opsionet e mundshme.

Për muaj me radhë, nuk ka pasur kontakte mes klubit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës, por Tuttosport shkruan se palët do të takohen edhe një herë në maj.

Gazeta me bazë në Torino pretendon se nevoja për siguri dhe një vend në Ligën e Kampionëve do të ishte vendimtar në negociatat e kontratës. /Telegrafi/