Paris Saint-Germain thuhet se është në bisedime të përparuara me Interin në lidhje me një marrëveshje të përhershme për të huazuarin Mauro Icardi.
Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka ofruar 55 milionë euro plus bonuse për sulmuesin argjentinas.
Interi, nga ana tjetër, ka kërkuar 60 milionë euro pa bonuse të përfshira, por ish-kapiteni duket se nuk është larg një marrëveshjeje të përhershme në Parc des Princes.
Raporti pretendon se PSG ka një marrëveshje katërvjeçare të gatshme për Icardin, i cili ka kontribuar me 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Les Parisiens këtë sezon.
Schira shkruan se ai do të fitojë 10 milionë euro në vit në kryeqytetin francez dhe të dy palët janë duke punuar në detajet e fundit për të përfunduar një transferim deri më 31 maj.
Icardi është lidhur me një rikthim në Serie A te Juventusi në muajt e fundit, por duket se do të mbetet në Francë përtej marrëveshjes fillestare të huazimit. /Telegrafi/