Telegrafi

PSG dhe Inter diskutojnë një shkëmbim të mundshëm të Brozovic dhe Wijnaldum

Paris Saint-Germain dhe Interi po diskutojnë një shkëmbim të mundshëm mes mesfushorëve Georginio Wijnaldum dhe Marcelo Brozovic.

Sipas mediumit Calciomercato, Wijnaldum i intereson Interit, ndërsa PSG mund të dëshirojë që Brozovic të shtojë më shumë kontroll dhe aftësi pasuese në mesfushën e tyre.

Wijnaldum nënshkroi për PSG-në në verë si një transferim i lirë nga Liverpooli, por nuk ka arritur majat që arriti me klubin nga Anfield nën drejtimin e Jurgen Klopp gjatë sezoneve të fundit.

Brozovicit në anën tjetër i skadon kontrata verën e ardhshme dhe një marrëveshje shkëmbimi mund t’i përshtatet të dyja palëve në këtë situatë.

Interi do të merrte një zëvendësim cilësor për një lojtar që mund të mos dëshirojë të rinovojë, ndërsa PSG mund të shkurtojë humbjet e tyre në Wijnaldum dhe ta zëvendësojë atë me dikë që i përshtatet më mirë stilit të tyre të lojës.

Arsenali është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e Wijnaldum, i cili ka përvojë të rëndësishme në Ligën Premier, ndërsa Brozovic është lidhur me një transferim te Neëcastle. /Telegrafi/