Site icon Telegrafi

PSG dhe Chelsea duan Pjanicin në verë, Juventusi i gatshëm ta shesë

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic pritet të largohet në verë nga Juventusi dhe nuk mungojnë skuadrat e interesuara për të.

Pjanic ka përfunduar në bankë në ndeshjet e fundit të Juventusit pasi trajneri Maurizio Sarri po preferon Rodrigo Bentancurin si regjistër.

Kjo zgjedhje e trajnerit italian ka rezultuar e suksesshme pasi në ndeshjen e fundit, Juventusi fitoi më lehtë së që është pritur ndaj rivalit të urryer, Interit.

Lexo po ashtu Juventusi mendon shitjen e Pjanicit

Lënia në bankë dhe rënia në hierarkinë e zgjedhjeve të klubit nga Torino ka bërë që Pjanic të mendon largimin, ashtu sikurse edhe Juventusi.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Paris Saint-Germain dhe Chelsea po planifikojnë ofertat verore për yllin e Juventusin, Pjanic.

Gjigantët e Serie A kanë vendosur të lejojnë largimin e tij për çmimin e duhur, në mënyrë për të financuar blerjet e tjera në verë.

Zonja e Vjetër thuhet e kërkon së paku 60 milionë euro për shitjen e boshnjakut, i cili me PSG-në është i lidhur për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version