Paris Saint-Germain i është bashkuar betejës për shërbimet e sulmuesit të talentuar të Juventusit, Paulo Dybala.
Gjiganti francez e sheh sulmuesin argjentinas si një alternativë ideale për sensacionin e Monacos, Kylian Mbappe.
Sipas gazetës Marca, bisedimet mes PSG-së dhe Monaco mbi adoleshentin francez kanë ngecur, kështu që udhëheqësit e Parisit kërkojnë Dybalan.
Real Madridi dhe Barcelona janë gjithashtu në kontakt me Juventusin për sulmuesin, të cilit sapo i është dorëzuar fanella me numër 10 nga kampionët e Serie A.
Ndërkohë, Monaco ka mohuar raportet për pajtimin e një shume prej 180 milionë euro me PSG-në për Mbappen. /Telegrafi/