Telegrafi

PSG i bashkohet garës për Dzekon

Edin Dzeko (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain është i interesuar të nënshkruajë me Edin Dzeko dhe tashmë kanë kontaktuar agjentin e sulmuesit të Romës.

Sipas revistës France Football, Dzeko mund të arrijë si zëvendësim për Edinson Cavanin nëse ish-sulmuesi i Napolit largohet nga kryeqyteti francez këtë verë.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, është përshkruar si një tifoz i 33-vjeçarit boshnjak dhe ka kontaktuar kohëve të fundit me përfaqësuesit e lojtarit.

Lexo po ashtu Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë verës, Interi një mundësi

Kontrata e Dzekoz në Olimpico ka mbetur me vetëm një vit pas këtij sezoni, kështu që Roma mund të vendos shitjen e tij këtë verë.

Lexo po ashtu Edin Dzeko arrin marrëveshje personale me Interin

Boshnjaku ka shënuar vetëm tetë gola në Serie A këtë sezon, edhe pse ai ka shtruar edhe pesë tjera në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Dzeko pëlqehet shumë edhe nga skuadra italiane, Interi dhe disa klube gjermane, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 20-30 milionë euro. /Telegrafi/