Site icon Telegrafi

PSG arrin marrëveshje me Dembelen, do të paguaj edhe klauzolën e tij te Barcelona

Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona dhe do të bëj rikthimin në vendlindjen e tij Francë.

Sulmuesi francez ka një klauzolë largimi nga Barcelona prej 50 milionë eurove e cila përfundon më 31 korrik dhe PSG ka bërë propozimin për ta paguar atë.

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Francës ka gjetur marrëveshje për kushtet personale me agjentin e sulmuesit anësorë.

Lexo po ashtu Barcelona ia ofron dy yje PSG-së për Mbappen

Bëhet fjalë për një kontratë pesë vjeçare të cilën do ta nënshkruajë Dembele nga e cila do të jetë pjesë e parisienëve deri në verën e vitit 2028.

PSG tanimë ka njoftuar Barcelonën për negociatat dhe gjithçka varet nga koha nëse do të përfundojë sot transferimi.

26-vjeçari largohet nga Barcelona pas gjashtë viteve qëndrim pasi ishte pjesë e katalunasve që nga vera e vitit 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version