Shumë pyetën se pse një fotografi e vjetër e Diego Simeone me Argjentinën është papritmas virale pas ndeshjes Real Madrid – Napoli?
Kjo pasi në rreshtin lartë, ku është është Javier Zanetti, është edhe Pablo Paz, një qendërmbrojtës që nuk është shumë emër i njohur. Ai arriti të kishte rreth 20 ndeshje për Argjentinën midis viteve 1996 dhe 1998.
Në rreshtin e poshtëm, është Diego Simeone – nuk është i huaj për këdo që ndjek futbollin, pasi si futbollist bëri karrierë të mirë, ndërsa tash e sa vjet është në mesin e trajnerëve më të mirë.
Siç mund ta keni marrë me mend tashmë, janë djemtë e tyre ata që u vunë në qendër të vëmendjes të mërkurën, pasi luajtën përballë njëri-tjetërit dhe madje të dy shënuan gola.
Giovanni Simeone ishte ai që hapi rezultatin për Napolin që në 9 minuta të lojës duke tundur rrjetën e Los Blancos.
Ndërkohë, 19-vjeçari Nico Paz shënoi golin e tij të parë për skuadrën e Real Madridit atë natë, që doli të jetë goli i fitores (4-2).
Diego Simeone and Pablo Paz were teammates on Argentina.
Their sons, Giovanni Simeone and Nico Paz, each scored during Real Madrid vs. Napoli at the Bernabéu on Wednesday.
Making their fathers proud ❤️ pic.twitter.com/Yq3C0kiKd0
— ESPN FC (@ESPNFC) November 30, 2023
Ky rast i rëndësishëm shënon paraqitjen e tij të katërt për Los Blancos këtë sezon dhe vërteton se trashëgimia në futboll ende jeton. /Telegrafi/