Telegrafi

Pse sulmi me dron në Moskë është kryer nga vet Kremlini?

Ekzistenca e pamjeve të sulmit me dron gjatë natës në Moskë mund të nënkuptojë “disa element të planifikimit paraprak” që tregon se ai është një operacion i rremë, ka thënë një analist britanik i sigurisë.

Dr. Alexandra Walmsley i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për mbrojtjen dhe sigurinë, thotë për skynews se nëse sulmi do të udhëhiqej nga ukrainasit, do të ishte “më tepër i pamend dhe dritëshkurtër” dhe do të rrezikonte “të copëtonte aleancën që i ka mbështetur për 15 muajt e fundit”.

Ajo i quajti “të mahnitshme” pamjet e dronëve që fluturonin dhe kapeshin mbi kryeqytetin rus.

Lexo po ashtu Sulm me dronë në Moskë, dëmtohen disa ndërtesa – mediat sjellin detajet, pamje të shumta në mediat sociale

“Kjo tregon se ose njerëzit janë duke ndjekur dronët gjatë gjithë kohës dhe kanë pasur shumë fat, ose ka pasur ndonjë element të planifikimit paraprak”, deklaroi ai.

Dr Walmsley tha se ajo “po anon pak drejt idesë se mund të ketë qenë një sulm me flamur të rremë rus”, por theksoi se ka ende shumë të panjohura.

Duke diskutuar mundësinë që Ukraina të jetë pas sulmit, ajo thotë se titujt afatshkurtër do të “luanin mirë në Kiev”, por do të ishte një veprim “shumë i rrezikshëm” kur mbështetet në mbështetjen ushtarake perëndimore.

Ndryshe, Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet se ka kryer sulmin me dron në Moskë. /Telegrafi/