Telegrafi

Pse Rusia po këmbëngul aq shumë për ta marrë nën kontroll Mariupolin?

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/03/Pse-Rusia-po-kembengul-aq-shume-per-ta-marre-nen-kontroll-Mariupolin.mp3?_=1

Rënia e Mariupolit do t’i lejonte forcave ruse në jug dhe lindje të Ukrainës, të ribashkohen.

Por analistët perëndimorë të ushtrisë, thonë se nëse merret nën kontroll qyteti i rrethuar, zor se kjo t’i ndihmonte atyre të sigurojnë fitoren në një front tjetër, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit “nuk i kanë pritur ushtarët rusë me një tufë lulesh”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për CNN, duke shtuar se “ndodhi e kundërta – ata i pritën me armë”.

Lexo po ashtu Raketat ruse godasin një qendër tregtare në Kiev, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

“Luftimet lagje më lagje në Mariupol po i kushtojnë shumë si në kohë ashtu dhe në ushtarë Kremlinit”, thuhet në një raport të Institutit për Studime të Luftës me seli në Washington.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se rezistenca ukrainase nënkupton që forcat e presidentit rus Vladimir Putin, nuk e kanë bërë as edhe një përparim në terren. /Telegrafi/