Që nga fillimi i vitit 2023, Rodri ka humbur vetëm katër ndeshje kur ka filluar dhe ka fituar tetë trofe gjatë kësaj periudhe. Rëndësia e tij për Manchester Cityn dhe Spanjën është e madhe, duke e bërë atë një pretendentë kryesor për Topin e Artë 2024 në muaji tetor.
Rodri ka bërë hapa të mëdhenj përpara në garën për Topin e Artë 2024, pas triumfit me Spanjën në Kampionatin Evropian të mbajtur në Gjermani.
“Për mua, Rodri është lojtari më i mirë në botë, ju lutem jepini atij Topin e Artë tani”, tha Luis de la Fuente pas triumfit të Spanjës në Euro 2024.
Ndërsa lojtarët sulmues zakonisht dominojnë çmimet individuale dhe Vinicius Jr ose Jude Bellingham do të jenë një zgjedhje më popullore, sezoni i jashtëzakonshëm i Rodrit meriton njohje. Është e vështirë të argumentohet se ndonjë lojtar e ka tejkaluar Rodrin gjatë sezonit 2023/24.
Ai është vazhdimisht i jashtëzakonshëm, rrallë ka një lojë të keqe dhe konsiderohet më i miri në botë nga shumë ekspertë, trajnerë dhe tifozë.
Ndikimi i Rodrit në fushë është i pakrahasueshëm për qetësinë, inteligjencën taktike dhe përsosmërinë teknike. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë – në pozicionin e tij të mesfushorit ai arriti të shënojë 10 gola dhe bëri 11 asistime në 55 paraqitje për Cityn dhe Spanjën.
Në lidhje me fitimin e mundshëm të Topit të Artë, Rodri ishte i rezervuar, teksa shtoi se e meriton ta fitojë një spanjoll.
“Futbolli spanjoll meriton një fitues të Topit të Artë. Unë do të jem i sinqertë, do të doja që një spanjoll ta fitonte atë, nuk më intereson kush. Do të ishte e shkëlqyeshme, kam dëgjuar se Dan Carvajal gjithashtu e meriton atë nga pikëpamja individuale, jam shumë krenar për atë që po bëj dhe për njohjen që po marr”, ka thënë Rodri. /Telegrafi/