Site icon Telegrafi

Pse “Republika” nuk është më pjesë e “Çka ka shpija”, flet aktorja

Njëri nga personazhet më të pëlqyera të momentit në projektet televizive në Kosovë është edhe ai i “Republikës” në serialin “Çka ka shpija”.

Mirëpo ky rol i realizuar nga aktorja Majlinda Kasumoviç nuk do të jetë më pjesë e këtij seriali shumë të ndjekur dhe të pëlqyer nga publiku.

Për Telegrafin Majlinda tha se angazhimet në teatër kanë bërë që ajo të heqë dorë nga seriali.

“Në serial nuk do të jem më për shkak të angazhimit tim në Teatrin Kombëtar si pjesë e ansamblit të këtij teatri”.

Kujtojmë se “jetëshkurtër” rolin e saj, aktorja e kishte edhe në serialin “O sa mirë”, pjesë e të cilit nuk është tash e sa kohë./Telegrafi/


Exit mobile version