Site icon Telegrafi

Pse refuzoi Bleona të flasë me doktorin që i kërkoi martesë

Këngëtarja Bleona Qerreti ka refuzuar që publikisht të flasë me doktorin e famshëm që i kërkoi martesë.

Dalip Gjoka, burri i martuar i cili i kërkoi martesë kohë më parë Bleona Qerretit, është i ftuar në Zonë e Lirë.

Aty ai do të sqarojë gjithçka mbi faktin se i kërkoi martesë këngëtares.

Por, Arian Çani spjegoi se Bleona Qerreti nuk ka mundur që të jetë në një linjë direkte dhe që të flasë me të në Skype.

Bleona duket se kishte turp që të fliste me doktorin e martuar, të cilin vajza nuk po e lejonte të hynte në fillim në studio në dyert e studios së Klanit. /Telegrafi/

Exit mobile version