Telegrafi

Pse Putini po godet portet detare të Ukrainës?

Dronët rusë goditën mbrëmë portin e lumit Izmail në rajonin e Odesas, ku raportohet se janë shkatërruar rreth 40 mijë tonë drithëra.

Por, pse tani presidenti rus, Vladimir Putin po sulmon portet e Danubit?

Lexo po ashtu Zjarr i madh në portin ukrainas pas sulmit rus me dron

Muajin e kaluar Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi, sipas së cilës gruri mund të eksportohej në mënyrë të sigurt nga portet ukrainase që ishin bllokuar nga forcat ruse pas pushtimit.

Që atëherë Rusia ka shtuar sulmet drejt porteve të Detit të Zi të Ukrainës, duke përfshirë Odesën, raporton skynews.

Por, analisti ushtarak Sean Bell thotë se nuk është rruga e vetme për të transportuar grurë ukrainas.

“Anijet tregtare kanë hyrë në lumin Danub, duke kaluar bllokadën e Rusisë”, thotë britaniku.

Lexo po ashtu Gati 40 mijë ton drithëra u dëmtuan pas sulmit me dron rus në Izmail

Përmes portit të lumit Danub, Ukraina eksportonte rreth një të katërtën e grurit përpara se Rusia të tërhiqej nga marrëveshja e Detit të Zi.

“Putin gjendet para një dileme. A duhet të sulmojmë anijet ndërkombëtare, që mund të eskalojë tërë konfliktin, apo të sulmojmë portet e Danubit?”, pohoi analisti.

Shqetësimi pas sulmit ndaj Izmailit, thotë Bell, është se “pak përtej lumit është Rumania – një vend i NATO-s”. /Telegrafi/