Javën e shkuar, David Beckham i shtoi një tjetër tatuazh koleksionit të tij në trup. Por të kundërtën po bën Victoria, e cila po i heq dalëngadalë, madje edhe ato që ka bërë për bashkëshortin e saj.
Stilistja e famshme mori pjesë në laçimin e fushatës së djalit Brooklyn për Burberry, ku nuk kaloi pa u vënë re tatuazhi i zbehur që mban në dorë.
41 – vjeçarja, e cila është e martur me ish – futbollistin prej 16 – vjetësh, ka incialet e bashkëshortit, si dhe frazën “bashkë, gjithmonë, në përjetësi” të shkruar në hebraishte, në kyçin e saj të majtë.
Në të djathtin, ajo ka jme numra romakë datën 8 Maj 2006, ditë kur çifti u ribetua në martesë, ndërsa lart shkruhet fraza në gjuhën latine “De Integro”, (edhe njëherë nga fillimi).
Por të dyja këto tatuazhe dukeshin tepër të zbehtë teksa Victoria u shfaq krah djemve Romeo dhe Cruz të martën në mbrëmje.
Gazeta britanike DailyMail shkruan se, prej disa kohësh përflitet se Victoria po i nënshtrohet seancave të dhimbshme me lazer për të hequr tatuazhet që mban në trup, pasi ndihet e shqetësuar se ato nuk po e ndihmojnë në imazhin e saj si një grua biznesmene.