Yerry Mina dhe Lionel Messi ishin përfshirë në disa momente të tensionuara në gjysmëfinale të Copa America ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë.
Gjithçka kulmoi kur superylli i Barcelonës e ngacmoi ish-bashkëlojtarin, pasi ky i fundit e humbi penalltinë.
“Pse nuk vallëzon tash?”, i kishte bërtitur Messi, ndërkohë që i gëzohej humbjes së kolumbianit.
Videoja u bë hit në rrjetet sociale, mirëpo mbrojtësi i Evertonit nuk mban inate personale me argjentinasin.
🗣️ Leo Messi after Yerry Mina's penalty miss:
“ HOW ABOUT DANCING NOW? ”
“ COME ON!! ”
“ DANCE NOW, DANCE. ”pic.twitter.com/pXFC6OVddl— infosfcb 𝕏 (@infosfcb) July 13, 2021
“Ajo që ndodhi me Leon është diçka që mund të ndodhë në çdo moment, ky është futbolli. Jeta ka cikle, të jep (mundësi) hakmarrjeje, por unë jam i qetë, sepse e di që Leo është një person i shkëlqyer”.
“E kam takuar te Barcelona dhe e falënderoj për mbështetjen që ma ka dhënë, gjithmonë do ta respektoj. E admiroj Messin për atë që është, në ato çaste të dy po i mbronim ekipet tona kombëtare”.
“Nëse mund ta jepja jetën për ekipin kombëtar, do ta jepja, por ajo që ndodhi është lënë (në fushë), nuk ka asgjë më shumë”, ka thënë Mina në sqarimin e tij. /Telegrafi/