Telegrafi

Pse nuk u shfaq në publik Komandanti Suprem i Ushtrisë Ruse në “Ditën e Fitores” në Moskë?

Në shënimin e përvjetorit të “Ditës së Fitores” në Rusi, një ndër njerëzit që munguan në ceremoni ishte udhëheqësi i shtabit të përbashkët të ushtrisë, gjeneralit Valery Gerasimov.

Parada e këtij viti ishte e para në të cilën nuk u shfaq gjenerali më i lartë i ushtrisë ruse, së bashku me presidentin, Vladimir Putin dhe Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, njeriu i tretë që mban çelësat e arsenalit bërthamor të Rusisë.

Ndryshe nga Gerasimov, Shoigu ishte pjesë e paradës së sotme të zhvilluar në Moskë. Kremlini nuk tha asnjë fjalë për mungesën e udhëheqësit ushtarakë.

Sipas burimeve perëndimore, Gerasimov ka udhëtuar personalisht në Ukrainë në fund të muajit prilli, ku do të merrte personalisht komandën operative-taktike të ofensivës ruse në Donbas.

Më 1 maj, burimet ukrainase raportuan se Gerasimov u plagos gjatë sulmit të ukrainasve në postin komandues pranë Izyumit dhe dyshohet se kishte pësuar plagë të rënda.

Lexo po ashtu Dështimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë, Putini do ta largojë nga detyra 'njeriun e propagandës' Valery Gerasimov

Që atëherë, atij i ka humbur çdo gjurmë, por disa dëshmitarë thonë se e kanë para teksa hipte në një aeroplan.

Në një fjalim me rastin e “Ditës së Fitores” dhe paradës ushtarake në sheshin qendror të Moskës, Putin bëri homazhe për forcat e armatosura ruse në Donbas, duke thënë se atdheu mbrohet atje. /Telegrafi/