Site icon Telegrafi

Pse nuk rekomandohet uji për bebet?

shutterstock

Uji nuk rekomandohet vërtet për bebet e vogla, derisa të bëhen katër muajsh, pra ideale është gjashtë muaj

Arsyet për këtë janë që uji mund të ndërhyjë në marrjen e tyre themelore të lëndëve ushqyese, mirëpo në disa raste mund të jetë toksik, transmeton Telegrafi.

Bebet kanë bark të vogël

Kur bebja lind, stomaku i saj ka madhësi rreth 13 milimetra dhe mund të marrë vetëm një deri në dy lugë të vogla lëng, dhe zbrazet mjaft shpejt.

Për shkak se stomaku i bebes është shumë i vogël, ju duhet ta ushqeni atë shpesh gjatë javëve të para. Lukthi i saj gradualisht do të rritet dhe do të fillojë të shtrihet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Qumështi i përshtatur dhe qumështi i gjirit i japin bebes suaj të gjithë përbërësit ushqyes cilësorë të nevojshëm për t’u rritur dhe zhvilluar, ndërsa uji nuk siguron asgjë. Dhe për shkak se stomaku është aq i vogël, madje edhe një sasi e vogël uji mund të ndërhyjë në uri dhe të parandalojë që foshnja të marrë mjaftueshëm qumësht të përshtatur ose qumësht gjiri.

Pra, është më mirë të shmangni dhënien e ujit bebeve në gjashtë muajt e parë të jetës. Meqenëse nuk ka vlera ushqyese, është më mirë të mbani fëmijën të hidratuar duke i dhënë qumësht të përshtatur ose të gjirit.

Si mund të jetë uji toksik për foshnjat?

Mund të mos ketë kuptim që diçka aq e natyrshme sa uji mund të jetë helmuese, por në disa raste mund të jetë si për të rriturit ashtu edhe për foshnjat.

“Helmimi nga uji” ndodh kur shumë ujë gëlltitet në një periudhë të shkurtër kohore. Uji përmbyt veshkat, kështu që ato nuk mund të përpunojnë një sasi të madhe uji. Uji i tepërt pastaj hyn në qarkullimin e gjakut, duke holluar përqendrimin e natriumit. Kjo mund të çojë në hiponatremi ose një nivel shumë të ulët të kripës në gjak, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë ënjtje të trurit apo edhe vdekje.

E vetmja mënyrë e sigurt kur bëhet fjalë për foshnjën dhe ujin është të mos e jepni fare. Nëse jeni duke ushqyer formulën e foshnjës tuaj, mos përzieni më shumë sesa sasia e rekomanduar e ujit.

/Telegrafi/

Exit mobile version