Site icon Telegrafi

Pse aktualisht një lajm i keq është lajm i mirë për Trumpin

Cikli zgjedhor amerikan është i turbullt. Ajo që normalisht do të ishte një rënie është një ngritje – të paktën për sa i përket dy kandidatëve kryesorë dhe popullaritetit të tyre.

Numri i akuzave penale kundër Donald Trumpit vazhdon të rritet – por po ashtu edhe numrat e anketave në zgjedhjet paraprake republikane dhe grumbullimi i parave për fushatën. Ish-presidenti po sfidon gravitetin.

Presidenti aktual, Joe Biden, ka problemin e kundërt – duket se nuk mund të ngritët.

Lexo po ashtu Trump konfirmon se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale republikane me rivalët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht se sa mirë po performon vendi, ai nuk po fiton pikë bazuar në sondazhet, raporton bbc.

Biden po drejton një vend me një ekonomi që e ka zili pothuajse çdo shtet në botë. Inflacioni po bie (në 3 për qind dhe është më pak se gjysma e asaj që është në Bashkimin Evropian ose në Mbretëri të Bashkuar), papunësia është gjithashtu e ulët (3.5 për qind) dhe frika për një recesion po zvogëlohet.

Amerikanët ende po shtrydhen shkaku i normave të larta të interesit dhe çmimeve që mbeten mbi nivelet e para pandemisë, por presidenti po udhëton nëpër SHBA duke u kujtuar njerëzve se pjesët kryesore të agjendës së tij, Akti i Reduktimit të Inflacionit dhe Akti i CHIPS, kanë pompuar triliona dollarë në ekonominë amerikane.

Por, Biden nuk duket se po merr shumë merita për ngritjen ekonomike.

Një sondazh i fundit i reuters tregon se 54 për qind e amerikanëve nuk e miratojnë punën që bën Biden – kjo është në fakt disa pikë më keq se në muajin mars, kur një recesion dukej më i mundshëm dhe inflacioni ishte më i lartë.

Ekonomia rritet, shifrat në anketa po i bien. Lajmi i mirë nuk është lajm i mirë.

Një pjesë e problemit është se shumë nga programet e mëdha të shpenzimeve të Bidenit janë ende në fazën e miratimit. Zyrtarët e administratës po shpresojnë se gjersa paratë po shpërndahen në projekte të ndryshme në të gjithë vendin, rregullat e rregullta të politikës do të rifillojnë dhe njerëzit do të shohin përfitimet e asaj që presidenti ka bërë dhe do ta shpërblejnë për këtë.

Lexo po ashtu Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trumpit?

Kjo është arsyeja pse Shtëpia e Bardhë e quajti planin e tij, “Bidenomics”. Por, ka një rrezik për këtë. Nëse inflacioni rritet përsëri dhe një recesion rishfaqet, atëherë republikanëve do t’u jepet një slogan i fuqishëm për reklamat negative të fushatës ndaj presidentit aktual.

Ndërkohë, Donald Trump përballet me situatën e kundërt – lajmi i keq nuk është lajm i keq, transmeton Telegrafi

“Nëse pyetja para votuesve është a duhet Trump të jetë në Shtëpinë e Burgut apo në Shtëpinë e Bardhë? Trump fiton”.

Në kohë normale çështja e burgut nuk do të dukej të ishte lajm i mirë për një kandidat presidencial. Por, ja ku është mendimi kundërintuitiv i të një bashkëpunëtori, “unë në fakt mund ta shes atë shumë më lehtë se “Biden është i neveritshëm dhe nuk e meriton një mandat të dytë”. Për të qenë të qartë, kjo është e ndryshme nga një argument “ai është i pafajshëm”.

Është shumë mahnitëse që njerëzit në orbitën e Trumpit mendojnë se kjo mund të jetë një gjë pozitive për ta. Mahnitëse, por, në këtë botë të rënduar, jo krejtësisht befasuese.

Këto sondazhe të forta primare dhe donacionet e fushatës sugjerojnë se votuesit republikanë e pëlqejnë më shumë Trumpin, pavarësisht, ose ndoshta edhe për shkak të problemeve të tij ligjore.

Ata në fushatën e tij po vënë bast se votuesit në zona vendimtare të vendit, si periferitë e Filadelfias, Pensilvanisë dhe Milwaukee, Wisconsin, do të tmerroheshin aq shumë nga ideja e dërgimit të një ish-presidenti amerikan në burg, saqë do të votonin për të zgjedhur përsëri Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, ndoshta me shpresën se ai mund t’i shpëtonte rrezikut ligjor.

Por, ende është herët për të ditur nëse kështu do ta shohin votuesit në nëntor të vitit 2024.

Sondazhet e fundit të elektoratit në tërësi tregojnë se shumica e amerikanëve mendojnë se Trumpi ka kryer një krim. Edhe shumica thonë se nuk do ta votojnë.

“Unë mendoj se stafi i tij e njeh rrezikun në të cilin ndodhet ai tani, por ata duan të kenë pushtet mbi partinë republikane”, thotë Anthony Scaramucci, i cili ishte këshilltari i komunikimit i Trumpit për një periudhë të shkurtër kur ai ishte president.

Lexo po ashtu Pse Bideni është trashëgimtar i Trumpit?

“Për këtë arsye ata do ta mbajnë atë në fushatë për aq kohë sa të jetë e mundur, por unë mendoj se ai përfundimisht do të largohet si rezultat i kombinimit të presionit ligjor dhe presionit nga familja e tij”, shtoi ai.

Kjo nuk është njësoj si të thuash se ata janë të emocionuar për Joe Bidenin. Ata nuk janë. Edhe demokratët vënë në dyshim nëse është shumë i vjetër për të kandiduar për një mandat të dytë.

Një gjë që është e sigurt për këtë fushatë, është se do të vazhdojë të jetë e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Exit mobile version